Rang dhe Çmime
Shoqëria e pensioneve Sava është fituese evropiane në kategorinë e menaxherëve të aseteve deri në 1 miliard euro
Në ndarjen prestigjioze të çmimeve IPE (Investment & Pensions Europe) të këtij viti, që u zhvillua në Vjenë të Austrisë, shoqëria e pensioneve Sava u shpall fituese në kategorinë “Small Pension Fund” (Fondi i vogël i pensioneve), e cila i referohet menaxherëve të aseteve deri në 1 miliard euro nën menaxhim.
“Fokusi i qartë në komunikim me anëtarët, përdorimi i teknologjisë moderne dhe përmbajtjet tërheqëse” janë aspektet kryesore sipas të cilave komisioni i jurisë i dha këtë çmim shoqërisë së pensioneve Sava, duke njohur avantazhet e punës së tyre përmes:
investimet në zhvillimin profesional të punonjësve dhe përmirësimin e procesit të investimit;
portal blogu arsimor me përmbajtje të ofruar nga punonjësit; dhe
aplikacion celular që lejon anëtarët të përditësojnë informacionin personal.
Kompania gjithashtu hyri në listën e ngushtë në kategorinë "Equities" (Stoqe) në nivel evropian.
“Përkushtimi dhe ekspertiza e ekipit të njerëzve të mirë që punojnë me përgjegjësi dhe përkushtim edhe këtë herë solli sukses të madh - fitore në nivel evropian. Kjo njohje na inkurajon dhe na detyron të vazhdojmë funksionimin tonë të suksesshëm në interes të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondeve që ne menaxhojmë".
IPE (Investment & Pensions Europe) ka shpërblyer përsosmërinë, diversitetin dhe inovacionin në operacionet e fondit të pensioneve në kontinentin evropian për 23 vjet. Vetë ngjarja përfaqëson mbledhjen më të madhe vjetore të kompanive të pensioneve dhe kompanive të menaxhimit të aseteve në Evropë.
Me respekt
Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup
Shoqëria e pensioneve Sava sërish me fitore në çmimet vjetore të World Finance Pension Fund
Shoqëria e pensioneve Sava përsëri u gjet në qendër të interesit të Komitetit të Jurisë për dhënien e çmimeve vjetore për World Finance Pension Fund, si dhe komunitetit më të gjerë të World Finance, të cilët shprehën admirim për karakteristikat operacionale të Kompanisë.
Prandaj nuk ishte befasi që pensioni Sava fitoi për të dytin vit radhazi në kategorinë "Fondi më i mirë pensional - Maqedoni - 2023".
“Pensioni Sava demonstron udhëheqje të fortë. Kompania është shembull i një kompanie lider, fituese e çmimeve, e cila është në ballë të ekspertizës së menaxhimit të fondeve pensionale në rajon, si dhe pikë referimi për përsosmëri dhe lidership në mesin e kompanive të menaxhimit të fondeve pensionale në Maqedoni" – theksojnë anëtarët e komisionit të jurisë.
Në një botë të rritjes së normave të interesit, rritjes së inflacionit dhe një mjedisi sfidues investimi, fokusi i industrisë së fondeve të pensioneve mbetet në nevojat dhe objektivat e klientëve të tyre, së bashku me dëshirën për efikasitet më të madh dhe ndërtimin e një elasticiteti më të fortë ndaj rrezikut dhe dinamikave të biznesit orientuar drejt klientëve.
Si një nga kompanitë kryesore të menaxhimit të fondeve pensionale në Maqedoni, një nga pikat e shumta të forta të pensionit Sava është strategjia që dha performancë pozitive në kushte krize. Qasja e tyre demonstron një përvojë të pasur në arritjen e kënaqësisë së klientëve dhe rrit më tej një kuptim proaktiv dhe gjithëpërfshirës të nevojave të sigurimit pensional.
E gjithë kjo tregon se pensioni Sava përmbush pritjet dhe kërkesat më të larta të klientëve në menaxhimin e fondeve pensionale.
Me respekt
Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup
“WORLD FINANCE” SHPALL KOMPANINË PENSIONALE SAVA “FONDI MË I MIRË I PENSIONIT – MAQEDONI – 2022”.
Pas numrit të madh të votave në mbështetje të nominimit, komisioni i jurisë i revistës së specializuar në fushën e industrisë financiare, biznesit ndërkombëtar dhe ekonomisë globale "World Finance" shpalli shoqërinë pensionale Sava sh.a. Shkup për fitues në kategorinë "Fondi më i mirë pensional - Maqedoni - 2022".
Programi i Çmimeve të fondeve pensionale të këtij viti synonte të reflektonte, të shfaqte dhe të nxirrte në pah novatorët dhe liderët e industrisë në peisazhin e "normalitetit të ri".
Sipas kësaj reviste të respektuar dhe komisionit të jurisë, një kohë sfidash është përpara, por gjithashtu çon në risi dhe ndryshim në ofertën aktuale të fondeve pensionale. "Ka disa çështje operacionale të pa vonueshme për t'u marrë parasysh në peisazhin e "normalitetit të ri", që do të thotë se shoqëritë administruese të fondeve pensionale që veprojnë sa më shpejt në këto rrethana do të fitojnë ndikim, besueshmëri dhe besim më të fortë mes anëtarëve".
Pikërisht në këtë kontekst, juria e gjyqtarëve për çmimet e fondit pensional, por edhe komuniteti më i gjerë i “World Finance”, janë të mahnitur nga efikasiteti në funksionim, orientimi drejt qasjes “klienti është i pari”, ekselenca dhe qëndrueshmëria e modelit të biznesit dhe qasja e pensionit Sava.
“Një nga avantazhet e pensionit Sava është programi shumë bindës për edukimin/kontaktin me klientët, i cili i mundëson popullatës të ketë një kuptim dhe njohuri proaktive, gjithëpërfshirëse për thelbin dhe rëndësinë e sistemit të pensioneve, si dhe nevojat dhe qëllimet e planeve të tyre të mundshme të daljes në pension.
Ky paraqet një demonstrim të qartë se pensioni Sava përmbush pritshmëritë dhe kërkesat më të larta të klientëve në "normalitetin e ri". Një nga faktorët themelorë për udhëheqjen e fortë dhe suksesin që pensioni Sava ka treguar ndër vite janë avantazhet operacionale që sjell anëtarësimi në shumë të respektuarën Sava Insurance Group.
Kjo i mundëson pensionit Sava të jetë një nga kompanitë më të mëdha të administrimit të fondit të pensioneve, fituese e çmimeve, në krye të ekspertizës së fondeve pensionale në rajon. Për më tepër, pensioni Sava është një pikë referimi për përsosmëri në lidhje me çështjet dhe ekspertizën e fondit të pensioneve" – thonë juria e ekspertëve për çmimin.
Për Bordin Drejtues të shoqërisë pensionale Sava sh.a. Shkup, ky çmim paraqet vetëm një nga seria e konfirmimeve për cilësinë e shërbimeve të Kompanisë. "Merita më e madhe për cilësinë e shërbimeve tona i takon ekipit tonë shumë profesional të punonjësve dhe agjentëve të pensioneve, të cilët e masin suksesin e tyre vetëm përmes kënaqësisë së anëtarëve të cilëve u shërbejnë. Ky çmim është gjithashtu një konfirmim i vlefshmërisë së shtyllave kryesore të strategjisë sonë: (i) shërbimet e dixhitalizuara, (ii) nevojat e klientit si postulati kryesor i vendimmarrjes, (iii) investimi i qëndrueshëm dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit".
Me respekt
Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup
Kategoria e çmimit "Europa Qendrore dhe Lindore"
Коmisioni i Investment & Pensions Europe AWARDS në kategorinë "Evropën Qendrore dhe Lindore", morri vendim me të cilin NLB Fondi i ri pensional sh.a Shkup e zgjodhi listën e ngushtë të kandidatëve për çmime. Anëtarët e Komisionit për Shoqërinë tonë deklaruan:
"Kjo është një kompani e pensioneve që ka një fokus shumë të fortë të klientit, transparencën në aspektin e investimeve, gatishmëri për të zhvilluar njohuritë financiare dhe për të edukuar opinionin në vend për rëndësisë së sistemit të pensioneve."
"NLB Fondi i ri pensional sh.a Shkup, është një kompani që ka një kuadër të trajnuar mirë dhe politikë të integruar në ekologji, përgjegjësi shoqërore dhe qeverisje të përgjegjshme korporative (ESG) që zbatohen për përzgjedhjen e shoqërive në të cilat ne investojmë asetet e fondit të pensionit".
"Ata janë një kompani me procese të përcaktuara mirë për menaxhimin e investimeve dhe iniciativave për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit për sistemin e pensioneve dhe operacioneve financiare".
"Këtë vit ata hynë në zgjedhjen më të ngushtë dhe ne besojmë se ata mund të jenë në krye të vitit të ardhshëm".
Edhe në kategorinë " Skemat e kontributeve të definuara dhe strategjive hibride" ", NLB Fondi i ri pensional sh.a Shkup hyri në listën e ngushtë të kandidatëve për këtë çmim që jepet nga "IPE Awards" për vitin 2017. Anëtarët e kompanisë për Shoqërinë tonë deklaruan:
"Kompania ka ndërtuar një proces modern dhe të strukturuar për vendimmarrje që lidhet me anëtarët. Ata gjetën mënyrë si të arrijnë deri te popullata, dhe rezultati është se 15% e popullatës punues në vendin e tyre të punës e kanë vizituar faqen edukative për të marrë më shumë informacion në lidhje me sistemin e pensioneve. "
• "Megjithëse legjislacioni përcakton kufizimet e investimeve, ata vlerësojnë me sukses supozimet për shpërndarje të mirë të fondeve".
"Për shkak se ka interes të ulët publik në sistemin e pensioneve, ata janë nxënës në një fushatë të madhe të marketingut që ka të vetmin qëllim edukimin e publikut dhe veçanërisht anëtarët e fondeve të pensioneve. Me aktivitetet e planifikuara në afat të gjatë do të përfitojnë anëtarët. "
"Pavarësisht nga të gjitha kufizimet në procesin e investimeve, ato kanë rezultate të shkëlqyera. Ato synojnë funksionimin transparent dhe edukimin e anëtarëve dhe publikut të gjerë për përfitimet e sistemit të pensioneve në vendin e tyre. Strategjia e tyre thotë se mbi 30% e buxhetit vjetor për marketing janë të gatshëm të kushtojnë për edukimin e popullatës në Maqedoni, duke pritur për të rritur ndërgjegjësimin mbi sistemin e pensioneve reformuar. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të tyre janë të orientuara drejt procesit arsimor të popullsisë për sigurim pensional, sepse ai është një vend që nuk ka traditë të gjatë në këtë segment ".
Me respekt,
NLB Fondi i Ri pensional sh.a Shkup
Fondi i ri pensional i NLB Shkup, mori çmimin "Fondi më i mirë i rezervës sovrane në Evropë për vitin 2015"
Pas çmimit të vitit të kaluar për fondin më të mirë të pensioneve në Evropën Qendrore dhe Lindore të këtij viti për menaxhimin e fondit pensional, NLB Fondi i ri pensional sh.a Shkup ka marrë një tjetër çmim prestigjioz " Fondi më i mirë i rezervës sovrane në Evropë për vitin 2015" nga revista prestigjioze financiare PE – INVESTMENTS&PENSIONS EUROPE ". Sipas "IPE", NLB Fondi i ri pensional sh.a. Shkup i plotëson kriteret për këtë kategori të re çmimesh, kryesisht për shkak të karakterit të tij të obligueshëm dhe rolin e saj në sistemin e reformuar pensioneve në Republikën e Maqedonisë.
NLB Fondi i Ri pensional sh.a Shkup
NLB Fondi i ri pensional sh.a. Shkup e morri çmimin "Fondi Pensional më i mirë i Europës Lindore dhe Qendrore për vitin 2014 ", një rajon në të cilin veprojnë shumë fonde të pensioneve në disa shtete.
Dhënia solemne e Çmimit Kombëtar për praktikat më të mira shoqërore të ndërmarrjeve maqedonase në vitin 2012 u mbajt më 23 prill. Kompania është dhënë në kategorinë e Menaxhimit Etik, për projektin e Qeverisjes së mirë korporative.