Misioni, Vizioni, Vlerat
Misioni Mundësimi i sigurisë financiare dhe i ardhmërisë së qëndrueshme për anëtarët tanë, punonjësit, partnerët dhe pronarët tanë. Ne përmes rritjes së vlerës së kursimeve pensionale përpiqemi të sigurojmë pension të përshtatshëm për anëtarët tanë.
Ne iu sigurojmë punonjësve zhvillim profesional dhe personal, ndërsa pronarëve iu sigurojmë përfitim adekuat të kapitalit. Në fakt përmes punës së përgjegjshme krijojmë vlera për shoqërinë.
Vizioni
Ne jemi të përkushtuar për të punuar dhe ndërtuar një kompani që dallohet për nga kujdesi ndaj anëtarëve të saj, që dallohet për nga transparenca dhe vlerat e larta morale, si dhe për nga roli i saj aktiv në qëndrueshmërinë e sistemit pensional, mjedisit njerëzor dhe shoqërisë në tërësi.
Vlerat
- Standardet e larta të qeverisjes korporative të bazuara në parimet e angazhimit, përgjegjësisë, transparencës dhe etikës.
- Partneriteti i përhershëm me anëtarët i bazuar në arsim, punë etike dhe besim.
- Standardet e larta profesionale, vlerat korporative, kompetencat për menaxhimin e investimeve dhe rreziqeve, sigurimi i përgjegjësisë fiduciare në të gjitha nivelet, kontrollet e forta të brendshme dhe auditimi.
- Mjedisi i mirë i punës, kultura e punonjësve tanë dhe zhvillimi i tyre i vazhdueshëm profesional dhe personal janë parakusht për ndërtimin e ekipit tonë.