Azhurimi i të dhënave personale
Për të dërguar me kohë raportet e rregullta vjetore për gjendjen e kursimit Tuaj pensional, si dhe për realizimin e duhur të të drejtave Tuaja lidhur me kursimin pensional në të ardhmen, me rëndësi të veçantë është që të dhënat Tuaja personale në Regjistrin e anëtarëve dhe/ose anëtarëve të pensionuar të përditësohen me kohë.
Për të përditësuar të dhënat personale keni disa mënyra në dispozicion:
1. Përditësimi elektronik përmes internet faqes sonë me qasje në llogarinë Tuaj personale. Hyni në llogarinë Tuaj personale me emrin Tuaj të përdoruesit dhe me fjalëkalimin që ua dërgojmë bashkë me Raportin vjetor për kursimin pensional, klikoni te butoni të Dhëna personale, bëni ndryshimin e të dhënave që nuk janë të përditësuara dhe zgjedhni se ku dëshironi të pranoni kodin për konfirmim të përditësimit. Ky opsion mundësohet për anëtarë ose për anëtarë të pensionuar të cilët më parë na kanë dhënë informacion për numër të vlefshëm të telefonit celular ose e-mail.
2. Përditësimi me shkrim, gjatë së cilës duhet të vizitoni një nga pikat tona të shitjes në shoqërinë Sava sigurime, Shkup, NLB Banka AD Shkup, ose të vijnë në selinë e ad Fondit Pensional Sava Shkup dhe të plotësojnë kërkesën për përditësim/korrigjim të të dhënave personale në prani të një personi të autorizuar / agjent i kompanisë i cili do të inspektojë identifikimin.
3. Dërgim me postë të Kërkesës së plotësuar për përditësim të të dhënave personale. Në rast të përditësimit të të dhënave në këtë mënyrë Shoqëria do t’ju kontaktojë për të përcaktuar identitetin e personit i cili e ka dërguar Kërkesën dhe në këtë rast biseda do të incizohet.
4. Përditësim me thirrje telefonike në 02/15-500. Në përputhje me rregulloren për përditësim me thirrje telefonike lejohet të bëhet vetëm përditësimi i adresës së banimit dhe/ose adresës për korrespodencë. Gjatë përditësimit në këtë mënyrë do të bëhet identifikimi i anëtarit dhe me këtë rast biseda telefonike do të inçizohet.
Me rëndësi!!! Gjatë përditësimit/korrigjimit të të dhënave personale, mund të bëni kërkesë që të raportet Tuaja vjetore për kursim pensional t’i pranoni në formë elektronike, prandaj në Kërkesën për përditësim/korrigjim të të dhënave personale dhe në formularin në të cilin e zgjedhni mënyrën e informimit duhet të shënoni edhe e-mail adresën Tuaj aktive.