Përgjegjësi sociale

Përgjegjësia sociale korporative për Shoqërinë paraqet një pjesë integrale të mënyrës në të cilën punon dhe çelësi i suksesit. Besojmë se angazhimi ynë i tillë paraqet zgjedhjen e duhur, dhe është baza për të mirëmbajtur biznesin tonë dhe për të ruajtur zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Përmes punimit të përgjegjshëm, ne përpiqemi të krijojmë vlera për shoqërinë. Përgjegjësia jonë sociale korporative është e bazuar në: kod, punonjësit, anëtarët, bashkësinë më të gjerë dhe kujdesin për mjedisin.

Krahas faktit se qëllimi kryesor i çdo shoqërie është të realizoj fitim, mendojmë se e rëndësishme është dhe rruga dhe mënyra për arritjen e tij. Aktivitetet dhe puna e Shoqërisë duhet të ketë ndikim pozitiv tek anëtarët, bashkëpunuesit, të punësuarit dhe familjet e tyre, madje edhe në të gjithë shoqërinë. Shoqëria synon rezultate ekonomike dhe e bën këtë në një mënyrë të drejtë për shoqërinë, të qëndrueshme për mjedisin, dhe respekton e mbështet të drejtat e njerëzve brenda sferës tonë të ndikimit.

Me respektimin e ligjeve, me sigurimin e barazisë gjatë punësimit të stafit, me kujdesin për anëtarët tanë dhe bashkëpunuesit afarist, si dhe me përgjegjësinë të lartë sociale, Shoqëria siguron zhvillim në mjedisin ekonomik dhe gjithashtu në mjedisin më të gjerë shoqëror në të cilin punohet.