Portofoli investues

Investimet e fondeve pensionale në aksione, obligacione, depozita dhe letra të tjera me vlerë janë përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore ndërlidhur me sigurimin kapital financar pensional. Kompanitë - emetuese të aksioneve dhe obligacioneve (bonove) duhet të plotësojnë një numër kriteresh për t'u përfshirë në portofolet e fondeve pensionale.

Në tregun e brendshëm të kapitalit, Fondi pensional është një nga investitorët më të mëdhenj, me ç'rast Fondi fiton një pjesëmarrje të konsiderueshme në strukturën pronësore të blu-çip kompanive të Maqedonisë, që realizojnë fitime, investojnë në fondet e tyre me qëllim të rritjes së shitjeve në të ardhmen dhe e shpërndajnë një pjesë të fitimit të saj në formë të dividenës. Në tregjet e huaja, asetet e Fondit pensional investohen në aksione dhe obligacione të kompanive që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe OECD, me një rejting të lartë kreditorë dhe kapitalizmin e tregut.

Shoqëria gjatë përzgjedhjes së kompanive që do t'i përfshijnë në portofolin e fondeve pensionale, kryesisht, i detekton perspektivat afatgjata të këtyre kompanive konform afatgjatësisë të detyrimeve mbi baza të pensioneve të Fondit.

Në tregjet e huaja, asetet e Fondit pensional, përveç aksioneve dhe obligacioneve të kompanive, investohen edhe në obligacione të lëshuara nga Qeveritë dhe Bankat qendrore të shteteve-anëtare të BE-së dhe OECD-së që i plotësojnë kriteret për rejting të lartë kreditorë dhe ofrojnë rendiment përkatës kundrejt rrezikut.