Si të bëhem anëtar i Fondit Pensional Sava?
Gjithçka që duhet të bëni është ta kontaktoni shoqërinë pensionale që keni zgjedhur (ose edhe me të dy shoqëritë) dhe në kontakt me agjentin e licencuar t’i mësoni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të merni vendimin se ku duhet të anëtarësoheni.Agjenti është një person i cili kryen punë të marketingut të fondeve pensionale dhe ka dhënë provimin për agjent. Agjenti duhet të legjitimohet me letërnjoftimin e agjentit, duhet t'Ju prezantojë se çfarë nënkupton nënshkrimi i një marrëveshjeje për anëtarësim, t'Ju informojë për lartësinë e kompensimeve dhe të drejtave që dalin nga anëtarësia në fondin pensional.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim, detyrimisht duhet të keni një dokument identiteti të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë).
Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim, agjenti detyrimisht duhet t'Ju ofrojë një kopje të marrëveshjes për Ju, t'Ju ofrojë mundësinë të nënshkruani dokumentin me të cilin do të zgjidhni që Njoftimet vjetore për kursim pensional t'i merni në mënyrë elektronike dhe t'Ju ofrojë për nënshkrim një Deklaratë për marketing të drejtpërdrejt.
Kur për herë të parë nënshkruani një marrëveshje për anëtarësim në fondin e detyrueshëm, keni të drejtë në një afat prej tetë ditëve të punës pas nënshkrimit të marrëveshjes, ta ndërpritni marrëveshjen me një parashtresë me shkrim, që ia dorëzoni shoqërisë. Parashtresa mund të dorëzohet personalisht, nëpërmjet një personi tjetër ose nëpërmjet postës.
Anëtarësimin në fondin e detyrueshëm pensional mund ta bëni në një nga pikat tona të shitjes në degët e Shoqërisë së sigurimeve Sava SHA Shkup dhe të NLB Bankës SHA Shkup, në ambientet e Shoqërisë në rrugën "Nënë Tereza" nr. 1 në Shkup, ose të kërkoni takim me një agjent në numrin e telefonit 02/ 15 500