Po nëse nuk zgjedh një fond pensional?

Ju si person i siguruar keni të drejtën e zgjedhjes dhe brenda tre muajve duhet të zgjidhni në cilin fond të detyrueshëm pensional do të anëtarësoheni.
 
Pas skadimit të këtij afati, nëse nuk zgjidhni një fond pensional të detyrueshëm, bëheni person i siguruar i përhershëm i shpërndarë në fondin e detyrueshëm pensional në të cilin paraprakisht përkohësisht keni qenë të shpërndarë sipas përzgjedhjes së rastësishme.

Nëse dëshironi të kaloni në një fond tjetër të detyrueshëm pensional, duhet të nënshkruani një marrëveshje për transferimin në shoqërinë që menaxhon me fondin tjetër të detyrueshëm pensional dhe të nënshkruani një Deklaratë pëlqimi për transferim.
 
Nëse anëtarësimi në fondin aktual është më i vogël ose i barabartë me 720 ditë, duhet të paguani kompensim për transferimin, kurse nëse numri i ditëve të anëtarësimit është më i madh se 720 ditë, transferimi është pa pagesë. Shuma e kompensimeve është dhënë në pjesën Kompensimet.