Si të bëhem anëtar?

Si të bëhem anëtar i Sava pension Plus?

Anëtar individual i Sava Pension Plus mund të bëhesh në dy mënyra:

  1. Me nënshkrimin e kontratës për anëtarësim në Fondin vullnetar të hapur dhe me hapjen e llogarisë individuale vullnetare;
  2. Me nënshkrimin e kontratës për anëtarësim në Fondin pensional vullnetar midis teje, paguesit dhe Shoqërisë, dhe me hapjen e llogarisë individuale vullnetare;

Anëtarësimin në Fondin pensional vullnetar  mund ta kryeni në ndonjë nga ekspoziturat e NLB Banka AD Skopje, Sava sigurime sh.a Shkup, në ambientet e Shoqata e Pensioneve Sava sh.a. Shkup ose nëpërmjet agjentëve të licencuar në shitje.

Me nënshkrimin e kontratës dhe hapjes së llogarisë individuale tek ne bëheni anëtar i Sava Pension Plus dhe në adresën tuaj do t’ju dërgojmë vërtetim për kontratë të lidhur.