Strategjia për investim
Strategjia e Investimeve është dokumenti themelor i cili përcakton politikën e investimit të aseteve të fondit të hapur vullnetar pensional “Sava pensioni plus”, i menaxhuar nga Shoqëria pensionale “Sava” sh.a. Shkup.
Sigurimi i sigurimit financiar dhe një të ardhme të qëndrueshme për anëtarët tonë, nëpërmjet rritjes së vlerës të kursimeve pensionale, është pjesë integrale e Misionit të Shoqërisë pensionale “Sava”. Në këtë drejtim, Shoqëria ka synim arritjen e rendimentit adekuat afatgjatë në mjetet e fondit duke e pas parasysh para së gjithash rolin thelbësor të financimit kapital të sigurimit të detyrueshëm pensional, norma e rritjes së kostos së jetesës dhe parametrat të tjerë themelor sistemor të sigurimit pensional.
Për të arritur misionin afatgjatë, Shoqëria përcakton një normë nominale vjetore të planifikuar të rendimentit prej 4%. Rendimenti i planifikuar nominal dhe real bazohen në supozime dhe pritshëri të caktuara, supozime dhe pritshmëri të caktuara, vlefshmëria e të cilave rishikohet të paktën një herë në 3 vjet, dhe të njëjtat mund të ndryshohen në funkcion të realizimit të misionit afatgjatë.