Kthimi i tatimit personal

Një anëtar i fondit pensional vullnetar i cili paguan mjete të vetat në fondin pensional që paraprakisht janë të tatimuara, ka të drejtë për një kthim të tatimit mbi të ardhurat personale të llogaritur mbi shumën e kontributeve të paguara në Fondin e pensioneve vullnetare në përputhje me nenin 158 të Ligjit për sigurim vullnetar me financim kapital, në mënyrë të përcaktuar në rregullore për  kthimin e tatimit mbi të ardhurat personale në një llogari individuale të fondit pensional vullnetar dhe formën dhe përmbajtjen e kthimit të taksave
Kjo dispozitë vlen për kontribuesit deri më 31.12.2018.

Që të realizohet kthimi i tatimit  personal në Drejtorinë e të Ardhurave Publike duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesa për kthimin e tatimit personal - Kompania e pensioneve Sava ad. Shkupi do të dorëzojë këtë dokument për të gjithë anëtarët individualë, përfshirë pagesavt deri 31.12.2018.
2. Dëshmi të pagesës së taksës administrative  për përpunimin e aplikimit - Gjatë paraqitjes së një kërkesë për një kthim të tatimit personal në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (njësia rajonale),  duhet që anëtari, së bashku me dëshminë e taksës administrative të paguar për përpunimin e kërkesës në vlerë prej 300 denarë . Fletëpagesa - PP50
3. Dëshmi e tatimit personal të paguar për vitin aktual - një llogaritje e pagës, dividendë e paguar, duhet të bashkangjiten kërkesës nga anëtari.