Llojet e kompensimeve pensionale

Anëtari ka të drejtën e përzgjedhjes mes:

а) Tërheqjeve të programuara
„ Tërheqje të programuara “është lloji i pagesës së pensionit ose kompensimi pensional që i paguan çdo muaj shoqëria pensionale deri në fund të jetës, ose përderisa ka fonde financiare në llogarinë e anëtarit të fondit pensional. Shuma e tërheqjeve të programuara për të parën herë përllogaritet në momentin e realizimit të pensionit ose të kompensimit pensional dhe sërisht përllogaritet në çdo 12 muaj nga shoqëria pensionale. Pagesa e tërheqjeve të programuara ndërpritet me përdorimin e fondeve në llogarinë individuale, individuale vullnetare ose profesionale të përfituesit të pensionit. Nëse përfituesi i pensionit vdes, fondet e mbetura trashëgohen konform ligjit;
b) Pagesave të njëhershme
"Pagesa e njëhereshme" është tërheqje e njëhershme e të gjitha fondeve nga llogaria vullnetare individuale ose profesionale të anëtarit të fondit pensional
c) Pagesave të shumëfishta
"Pagesa e shumëfishtë" nënkupton tërheqjen e fondeve nga llogaria vullnetare individuale ose profesionale të anëtarit të fondit pensional në disa këste të barabarta ose të ndryshme në periudha të barabarta ose të ndryshme, deri sa të shpenzohen fondet në llogari. Me këstin e fundit, paguhen të gjitha fondet nga llogaria. Gjatë përcaktimit të shumave, numri dhe periudhat e pagimit nuk përdoren tabela të vdekshmërisë.
 ç) Anuiteteve
"Anuiteti" është lloji i pagesës të pensionit ose kompensimit pensional që paguhet në muaj nga shoqëria e sigurimeve të përfituesit të pensionit ose nga një përfitues i caktuar prej tij;
 d) Kombinimit të pikave а), b), c) dhe ç)
 
Modalitetet me anuitetiet do të aplikohen sapo të lëshohet licenca e parë për kryerjen e aktivitetit të sigurimit në klasën e anuitetit dhe pagesës së kësteve për përfituesit e pensioneve