Njoftime
27.2.2019
Njoftim për anëtarët e Fondit Pensional Sava të lindur para datës 01.01.1967 për ndryshimin e Ligjit për sigurim të obligueshëm pensional me financim kapital
Shoqat e pensioneve Sava ad. Shkup informon anëtarët e saj për të drejtat e anëtarëve vullnetarë në Fondin e hapur të obligueshëm pensional – Fondi pensional Sava me marrëveshje të nënshkruar për anëtarësim dhe punësimin e parë para 01.01.2003.Sipas ndryshimeve të Ligjit për sigurim të obligueshëm pensional me financim kapital, anëtarët e lindur para datës 01.01.1967 kanë të drejtë të zgjedhin nëse:
1. do ta vazhdojnë anëtarësimin në shtyllën e dytë të pensioneve duke dhënë një Deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësimit në një fond pensional të obligueshëm ose
2. do ta ndërpresin anëtarësimin në shtyllën e dytë të pensioneve duke dhënë një deklaratë me shkrim për ndërprerjen e anëtarësisë në një fond të obligueshëm pensional.
Anëtarë vullnetarë në Fondin e hapur të obligueshëm pensional – Fondi pensional Sava që kanë punësimin e parë para datës 1.01.2003 dhe kanë zgjedhur vullnetarisht të bëhen anëtarë të fondit pensional duke nënshkruar një kontratë për anëtarësim.
Nëse anëtari vullnetar nuk jep një deklaratë deri më 30 shtator 2019, më 1 tetor 2019 anëtarësimi i tij në fondin pensional Sava do të pushojë. Kompania do të mbyllë llogarinë e tij individuale dhe do të transferojë shumën e përgjithshme të mjeteve në Fondin e FSPIMV respektivisht anëtari do të mbetet një kontribues në FSPIMV.
Zgjedhja për vazhdimin ose përfundimin e anëtarësimit në Fondin e Pensionit Sava është personale.
Gjatë zgjedhjes mes vazhdimit ose ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e obligueshëm pensional, anëtarët duhet të marrin parasysh moshën e tyre, vitet e shërbimit gjatë anëtarësimit në shtyllën e dytë, vitet e pritura të stazhit të përgjithshëm të punës, shumën e kontributeve pensionale që janë paguar deri më tani, shumën e kontributeve të ardhshme që pritet të paguhen dhe faktorë të tjerë.
Ekipi ynë i ekspertëve, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, është në dispozicionin tuaj për të gjitha informacionet që do t'ju mundësojnë të merrni në mënyrë të pavarur vendimin për anëtarësimin tuaj të mëtejshëm në një fond pensional të obligueshëm.
Për të bërë zgjedhjen që është në interesin tuaj më të mirë, ne ju rekomandojmë që të na kontaktoni numrin e telefonit të kompanisë 02 / 15-500, me e-mail kontakt@sava-penzisko.mk ose na vizitoni në zyrën tonë në Rr. Nënë Tereza Nr.1, Shkup.
Ne ju garantojmë se i investojmë plotësisht aftësitë tona të ekspertëve në menaxhimin e fondeve të pensioneve dhe në këshillimin e anëtarëve tanë për të marrë vendime në lidhje me të ardhmen e tyre të bazuara në informata dhe fakte dhe vlerësimin më të mirë të pritjeve dhe rreziqeve.
Me respekt,
Shoqat e pensioneve Sava ad. Shkup
Mbikëqyrësi i sigurimit të pensionit me financim kapital është Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS) www.mapas.mk (02) 3224 229.