Njoftime

29.5.2019

Ditët e edukimit financiar 29-31 Maj 2019

Thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar për tu paraqitur ose për të vizituar ambientet e MAPAS-it dhe të shoqërive pensionale private, me qëllim që të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me statusin e tyre në fondet pensionale dhe për mjetet e tyre pensionale.


Nga 29 e deri më 31 maj këtë vit do të mbahet edicioni i tretë i Ditëve të edukimit financiar, periudhë në të cilën Agjensia për supervizion të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) dhe Shoqëritë pensionale private – KB Shoqëria e parë pensionale SHA  Shkup, Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale TRIGLAV SHA Shkup si institucione financiare në vend, akoma më shumë do të hapin duyert e tyre për të gjithë qytetarët e interesuar, duke zbatuar shumë takime informuese dhe edukative.


Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup si një nga pjesëmarrësit në Ditët e edukimit financiar së bashku me institucionet e tjera financiare në vend, vë në dukje:


THIRRJE PUBLIKE


Për të gjithë qytetarët e interesuar


Të vizitojnë ambientet e MAPAS-it dhe të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup, ku gjatë të tria ditëve, duke filluar nga data 29 e deri më 31 maj 2019 do të ketë ekspertë të cilët do t’ju informojnë reth ndryshimeve në Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, që ka të bëjë me çështjet:


-      Nëse pas vitit 01.01.2019 Ju do të vazhdoni të jeni anëtar në shtyllën e dytë;


-       nëse pas vitit 01.01.2019 anëtarësimi Juaj në shtyllën e dytë ka ndaluar në përputhje me ndryshimet në Ligj dhe ju do të vazhdoni të jeni anëtar vetëm në shtyllën e parë;  


-       nëse pas vitit 01.01.2019 Ju do të keni të drejtë të zgjidhni të vazhdoni anëtarësimin në shtyllën e dytë duke nënshkruar një Deklaratë me shkrim ose në përputhje me ndyshimet në Ligj anëtarësimi Juaj do të përfundojë në vitin 30.09.2019 dhe Ju do të vazhdoni të jeni anëtar vetëm në shtyllën e parë;


- nëse ju si një punonjës i ri pas vitit 01.01.2019 do të jeni anëtar në shtyllën e dytë dhe nëse jeni të ndarë në një nga fondet e pensioneve private;


- çfarë ndodh me mjetet tuaja kur ndryshoni statusin dhe


- kontrolli i gjendjes në llogarinë Tuaj individuale si anëtar i shtyllës së dytë.


Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup është një shoqëri aksionare për menaxhimin me fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, e cila është themeluar në vitin 2005. Ne jemi duke menaxhuar me Fondin e hapur të obligueshëm pensional Sava pensioni plus (pjesë e shtyllës së dytë të sigurimit pensional) dhe me Fondin e hapur vullnetar pensional Sava pension plus, i cili është pjesë e shtyllës së tretë të sigurimit pensional.


Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup shumë vite më pas ka marrë pjesë në aktivitetet për edukimin financiar në RSM me qëllim që të risë vetëdijen e qytetarëve për nevojën e njohjes së të drejtave dhe obligimeve të tyre në sigurimin pensional me financim kapital.


Mbikëqyrës i sigurmit pensional me finacim kapital është Agjensia për supervizion të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk


MAPAS është institucion i cili në vazhdimësi kujdeset për interesat e anëtarëve dhe të anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale dhe e nxit zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital.


Kontakte:

Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup
Rr. Nënë Tereza nr.1
1000 Shkup
Numër telefoni 02 /15-500
www.sava-penzisko.mk
e-mail: kontakt@sava-penzisko.mk


Agjensia për supervizion të
sigurimit pensional me financim kapital
Stiv Naumov nr.100,
1000 Shkup
Numër telefoni 02 3224 229
www.mapas.mk
e-mail: contact@mapas.mk