Njoftime

17.7.2019

Sava Pension Plus shënon 10 vjet të sigurimit të pensionit vullnetar në Maqedoni

Më shumë se 10 mijë anëtarë dhe më shumë se 14 milionë euro të fondeve nën menaxhim për 10 vjet punë të fondit pensional vullnetar*.



Shoqata për administrim të fondeve të pensionit të detyrueshëm dhe vullnetarë Shoqëria për pensione Sava SH.A. Shkup sot feston 10 vjet që nga pagesa e parë që i është bërë Fondit të Pensionit të Hapur Vullnetar Sava Pension Plus.

Sava Pension Plus është fondi vullnetar i parë për pensione i themeluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me një licencë të menaxhimit të marrë në vitin 2009. Pagesa e parë e kontributit të pensionit vullnetar u realizua saktësisht 10 vjet më parë, më 15.07.2009.

Sigurimi pensional vullnetar i ofruar nga Shoqëria e pensioneve Sava SH.A. Shkup për anëtarësim individual dhe anëtarësim profesional nëpërmjet kompanive, është një produkt financiar i rregulluar lartë në treg që mundëson kursime afatgjata të fondeve për plotësimin e pensionit të ardhshëm. Kursimet në një fond pensional vullnetar ose një shtyllë të tretë pensionesh stimulohen edhe nga shteti nëpërmjet përfitimeve tatimore.

Gjatë këtyre 10 viteve të punës, 10,308 anëtarë* shprehën besim për të investuar një pjesë të kursimeve të tyre në fondin pensional vullnetar Sava Pension Plus. Kursimet e tyre, së bashku me rendimentet e realizuarа të investimeve, arriti një vlerë neto prej 859.36 milionë denarë*. Nga Shoqëria e Pensioneve Sava SH.A. Shkup janë veçanërisht krenar për rendimentet mesatare vjetore të arritura* të realizuara nga investimi i fondeve të paguara nga anëtarët për shtatë vitet e fundit (nga 30.06.2012 deri më 30.06.2019), që është 6.38% nominale**, dhe 5.47% reale**.

"Rendimentet aktuale janë rezultat të vendosurit të përshtatshëm të Strategjisë të investimeve që është zbatuar përmes zgjedhjes së instrumenteve financiare të cilësisë dhe teknikave të avancuara në menaxhimin e portofolit dhe menaxhimin rrezikut nga ekipi ynë i ekspertëve dhe profesionistëve. Asetet e fondit të pensionit, përveç bonove të brendshme dhe depozimeve në bankat e vendit, është investuar në kompani cilësore të huaja dhe nga vendi, me perspektivë të mirë afatgjatë, profitabilitet të rendimenteve hyrëse të qëndrueshme. #Vizioni i Shoqatës së Pensioneve Sava SH.A. Shkupi është që të njihet në kujdesin e anëtarëve të saj, transparencës dhe vlerave të larta morale, si dhe rolin e saj aktiv në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve, mjedisit njerëzor dhe të shoqërisë në përgjithësi", tha zonja Mira Sekutkovska në rastin e përvjetorit, Kryetare e Bordit menaxhues të Shoqërisë së pensioneve Sava SH.A. Shkup.

Përveç menaxhimit të fondit të parë pensional vullnetar, Shoqëria e pensioneve Sava SH.A. Shkup gjithashtu menaxhon Fondin e pensionit të hapur të detyreshëm Fondi i Pensionit Sava, me asete nën administrim më 30 qershor 2019 në shumë prej 32,943.68 milionë denarë* (mbi 500 milionë euro) dhe 238,732 anëtarë*.

Kompania është anëtare e Grupit të Sigurimeve Sava nga Sllovenia i cili ka 22 anëtarë nga biznesi i sigurimit dhe për menaxhim të aseteve, ndërsa në Maqedoni, përveç Shoqërisë së Pensionit Sava SH.A. Shkup, pjesë e Grupit është edhe Sava Sigurim SH.A. Shkup. Bashkëpunëtor zyrtar afarist i Shoqërisë së pensioneve Sava SH.A. Shkup është gjithashtu edhe NLB Banka SH.A. Shkup.

Me respekt,

Shoqëria e Pensionit Sava SH.A. Shkup

*Burim. Mbikëqyrësi i sigurimit të pensionit me financim kapital është Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit pensional me financim kapital  (MAPAS) www.mapas.mk.

**Tarifat e ngarkuara për periudhën për të cilën është shpallur kthimi i Sava Pension Plus janë:
-    Kompensimi nga kontributi i paguar (30.06.2012-31.12.2016 = 3.8% për të gjithë anëtarët; 01.01.2017-30.06.2019 = 2.9% për anëtarët individualë dhe maksimum 3.8% për anëtarët e skemave të pensioneve profesionale)
-    Tarifa mujore nga mjetet neto të fondit pensional = 0.1%
-    Tarifa e transferimit = 10 euro për anëtarët me anëtarësi më të shkurtër se një vit
-    Burim. Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit pensional me financim kapital www.mapas.mk
-    Rendimenti në llogarinë Tuaj vullnetare individuale dhe/ose llogarinë profesionale është e variabile dhe varet nga rendimenti në fondin Tuaj pensional vullnetar dhe nga tarifat e ngarkuara nga kompania Juaj që menaxhon fondin e pensionit vullnetar.