Njoftime

09.8.2019

I miratuar vlerësimi “A” të Sava Re d.d. dhe Zavarovalnica Sava, d.d

Pas revizionit të tyre të rregullt vjetor të vlerësimit të kredisë, në korrik të vitit 2019 “Standard dhe Purs” miratoi vlerësimin financiar të kredisë afatgjatë “A” (i shkëlqyer) të Sava Re d.d. dhe Zavarovalnica Sava d.d., duke vlerësuar perspektivën afatmesme si të qëndrueshme.

Agjencia e vlerësimit të kredisë vlerëson se gjatë disa viteve të fundit, “Grupi i Sigurimeve Sava” ka forcuar materialisht operacionet e tij në tregun e Sllovenisë dhe eshtë zgjeruar ndjeshëm në tregjet e sigurimeve në rajonin Adria. Biznesi i risigurimeve ka mbetur i qëndrueshëm dhe ka treguar performanca më të mira se mesatarja e industrisë. Për më tepër, Agjencia e vlerësimit të kredisë vlerëson në mënyrë pozitive marrjen e Sava Infond d.o.o. me të cilën Grupi ka forcuar pozicionin e tij të brendshëm konkurues me një shoqëri për administrim me mjete.

Rezultatet pozitive lejojnë Grupi të ketë një rritje të qëndrueshme të fitimit neto, të cilat pasqyrojnë një kthim adekuat të kapitalit neto. Sipas Agjencisë së vlerësimit të kredisë, ky operacion fitimprurës i qëndrueshëm, i kombinuar me pozicionin shumë të fortë kapital, mbetet një forcë kryesore e “Grupit të Sigurimeve Sava”.

Shoqëria Pensionale Sava sh.a. Shkup është pjesë e “Grupit të Sigurimeve Sava.”

Me respekt,

Shoqëria Pensionale Sava sh.a. Shkup

Mbikëqyrës i Sigurimit Pensional të Financuar me Kapital është Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të Finacuara me Kapital (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk