Njoftime
21.8.2019
Informacioni aktual mbi rezultatet e fondeve investuese në Sava fond pensional dhe Sava pension plus
Anëtarë të nderuar dhe anëtarë në pension,
Ju informojmë se më 19.08.2019 në llogari të Fondit të hapur të detyrueshëm pensional të Sava fondi pensional arritën të hyra nga interesi në shumë prej 83.043,00 denarë, në bazë të depozitit me afatizim në Ohridska Banka ShA Shkup dhe të hyra nga interesi prej obligacioneve qeveritare në shumë prej 5.179.629,00 denarë, 6.019.569,00 denarë, 15.198.121,00 denarë dhe 1.999.753,00 denarë, me tiker DO2016/18-0826DK, DO2016/19-0831DK, DO2017/24-0832DK dhe DO2017/23-0822DK.
Gjithashtu, Ju informojmë se më 19.08.2019 në llogari të Fondit të hapur vullnetar Sava pension plus ka të hyra nga nga obligacion qeveritar në vlerë prej 128,991.00 denarë, me tiker IS2016/19-0831DK.
Këto hyrje që vijnë nga investimi i kursimeve pensionale të grumbulluara në fondet e pensioneve u përkasin anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondeve të pensionit dhe shpërndahen proporcionalisht në llogaritë e tyre.
Më shumë informacion mbi rezultatet e investimit të fondeve të pensioneve mund të gjeni në https://www.sava-penzisko.mk/mk-mk/company/financial-report/2019/
Mbikëqyrës i financimit kapital të sigurimit pensional është Agjencioni për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk