Njoftime
29.10.2019
Njoftim për anëtarët me stazh të benificuar
Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se sipas ndryshimeve ligjore të 2 shtatorit 2019 anëtarët e Fondeve të detyrueshëm pensional, që kanë marrë tashmë shërbimin që arrijnë të ulin moshën e pensionimit për të paktën një vit pajtueshmëri me nenin 118 paragrafi (3) i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të vazhdojnë anëtarësimin e tyre në fondin e detyrueshëm pensional më së voni deri më 30 nëntor të vitit 2019.
Përzgjedhja kryhet me deklaratë të shkruar, për deri sa anëtarët në këtë afat të caktuar, nuk e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të përzgjedhjes, anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensional do t’iu ndërpritet më 1 dhjetor 2019. Pas përfundimit të anëtarësisë në Fondin e detyrueshëm pensional, Shoqëria Pensionale transferon shumën e përgjithshme të llogarisë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e detyrueshëm pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV). Anëtarët të cilët nuk do të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes mbeten të siguruar vetëm në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV) nga i cili do të marrin pension.
Mbikëqyrës i financimit kapital të sigurimit pensional është Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS)
www.mapas.mk, (02) 3224 229